6.1 C
Skopje
December 6, 2019
Informacione Rajoni dhe Bota

Mot me shi dhe me temperatura të ulëta na pret në pesë ditët ardhshme

Edhe në pesë ditët e ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot me shi e me temperatura të ulëta.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), edhe në pesë ditët e ardhshme do të përballemi me mot me vranësira dhe intervale me diell.

Sipas IHMK-së, vranësirat ditën e hënë, vende-vende do të shoqërohen me riga shiu, shkruan lajmi.net.

Të mërkurën një sistem vranësirash parashihen ta përfshijnë vendin, duke kushtëzuar mot kryesisht të vranët dhe me reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-13 m/s.

Më poshtë ju sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale në qytetet kryesore të vendit për dy ditët e ardhshme. /Lajmi.net/

Artikuj të ngajshëm

Një deputet i BDI-së pritet të arkëtojë 900 mijë euro nga buxheti i shtetit, ja emri! (Foto)

shprehja

Sonte fillon “Winterland 2020” në Shkup, ndriçohet pema e Vitit të Ri

shprehja

Ahmeti takoi ambasadorin gjerman: BDI po ripërtërihet!

shprehja