May 16, 2021
Portali Shprehja

Mot me vranësira dhe reshje shiu

Meteorologët për sot paralajmërojnë mot të ndryshueshëm me vranësira dhe me shi gjatë mëngjesit. Nga mesdita në disa vende do të ketë mot të paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe shtrëngata. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare me drejtim të ndryshueshëm.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 4 deri në 9, ndërsa maksimalja nga 12 në 18 gradë Celsius.

Në Shkup, do të mbajë mot pjesërisht me vranësira dhe me shi të herëpashershëm si dhe erë të lehtë deri mesatare nga veriperëndimi. Temperatura minimale do të ulet në 6, ndërsa maksimalja do të arrijë 14 gradë Celsius.

Ditëve në vijim do të vazhdojë moti i ndryshueshëm me shi. Në vendet malore do tl ketë reshje bore, sidomos të hënën. Nga e marta, reshjet do të jenë lokale dhe me më pak intensitet, ndërsa moti gradualisht do të stabilizohet dhe temperaturat do të rriten.

.

Të Ngjajshme

Afate të reja për ndërtimin e Bit Pazarit, punimet përfundojnë për dy muaj

admin

Radhë të gjata dhe pritje të shumta në pikat e vaksinimit

admin

Regjistrohet numër rekord i të shëruarve nga koronavirusi

admin

Leave a Comment