February 28, 2021
Portali Shprehja

Moti kryesisht me diell dhe me erë

Moti sot do të jetë kryesisht me diell dhe erë të dobët. Në mëngjes, do të ketë paraqitje të mjegullës në lugina, dhe në disa vende do të paraqiten re të ulëta. Temperatura maksimale do të arrijë nga 9 deri në 17 gradë Celsius. Në Shkup në mëngjes do të ketë mjegull të lehtë, ndërsa gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Temperatura maksimale do të arrijë 12 gradë Celsius.

Mëngjesin e sotëm në Kodër të Diellit shtresa e borës ka arritur 36 centimetra, në Krushevë 11, 9 në Mavrovi Anovi, 6 në Lazaropole, 3 në Gjurishte  dhe 1 centimetra në Topolçani.

Temperatura mnë e ulët mëngjesin e sotëm është regjistruar në Manastir -6 , në -5 Berovë, -4 Mavrovë, -3 Shkup-Petrovec, Kr. Pallankë, -2 Pretor, Prilep, Tetovë, Strumicë, Kumanovë, -1 Ohër, Shkup-Z.Rid, Shtip, Dibër, Kodër e Diellit , 0 D. Kapija, Krushevë, 1 Vinica, 3 Gjevgjeli, 4 Dojran.

.

Të Ngjajshme

Ahmeti: Nuk është diskutuar për shkarkime, u sqaruan të gjitha sonte

admin

Koka: Arrestimet dhe paraburgimi i protestuesve ka për qëllim frikësimin

Redaksia 2

Deponia në Vizbeg, ende po pastrohet

admin

Leave a Comment