September 25, 2022
Portali Shprehja

Moti ligë nëpër gjithë Europën

Gazetar: Adnan Qaili

Kapriçot e motit s’kanë të ndalur. Rënia e borës së parë u shënua në Slloveni, Kroaci dhe Serbi. Në zonat malore të Kopaonikut në fqinjin verior dëbora e mbrëmshme ka befasuar edhe adhuruesit e skijimit pasi që pistat janë zbardhuar nga fundi i shtatori apo nga fillimi i tetorit. Sivjet ndryshimet e menjëhershme të motit u shënuan më herët nga mesatarja e çdo vit tjetër, ku theksohet prerazi ndërrimi i stinës së verës me vjeshtën. Parashikimet meteorologjike tregojnë se bora e parë nuk është larg edhe në malësinë e vendit tonë. Maja më e lartë e Korabit, mund të mbulohet nga dëbora brenda javës.

Vjeshta e ka marr seriozisht, pasi që disa ditë para ardhjes kalendarike u ftoh edhe moti. Parashikimet për gjithë javën janë nga 2-12 gradë celsius dhe qytetarët duhet të kenë kujdes dhe të vishen me rroba më të trasha. Ndërsa në Malësinë e Sharrit, pritet që të ketë edhe reshjet e para të borës.

Nga Enti Hidrometeorologjik thonë se lëvizja drejt jugut e rrymave të ftohta të ajrit nga Kontinenti Evropës ku aktualisht ishte ajri i ngrohtë ka shkaktuar lagështirë në Gadishullin Ballkanik dhe Apenin. Sipas meteorologut Boris Sekirarski, stuhia filloi përtej Detit Adriatik në Italinë qendrore dhe veriore, duke u zgjeruar në shtetet tjera të Ballkanit, kurse tek ne kanë arritur vetëm se retë e shpërndara të saj.

“Nesër temperaturat do të jenë edhe më të ulëta për 3-5’C, natën do të sillen nga 1-10’C ndërsa ditën nga 18-25’C. Kështu, faktorët e moti të freskët dhe të ftohtë për këtë periudhë të vitit do ti shqyrtojmë në seancën e radhës së Entit. Më shumë re do të ketë të mërkurën me kushte për reshje të përkohshme të shiut. Por mesatarja e temperaturave për gjithë javën e ardhshme do të jetë nga 2-12 gradë celsius”, tha Boris Sekirarski, Meteorolog.

Ndërkaq mot i ligë po vazhdon të mbaj te fqinjët tjerë si Shqipëria dhe Italia. Në Shqipëri reshjet e shiut kanë vërshuar disa rrugë kryesore duke dëmtuar infrastrukturën, ndërsa në fshatrat malore mbeten disa zona ende të pakalueshme nga rrëshqitjet e dheut dhe prishjet e urave. Përveç dëmeve materiale nuk ka pasoja në njerëz. Më kritike është situata në Itali, ku deri të dielën janë evidentuar 11 viktima dhe 2 të zhdukura nënë e bijë 8 vjeçe si pasojë e Stuhisë V që kaploi vendin. Autoritetet atje po përballen me katastrofën natyrore që brenda tri orësh ka pasur të reshura të dendura deri në 400 milimetra ujë shiu./Alsat.mk

 

.

Të Ngjajshme

Rritja e çmimeve të energjisë falimenton qindra kompani në Gjermani

Automjeti i shefit të Shtatmadhorisë Vasko Gjurçinovski përfshihet nga flakët ndërsa ishte në lëvizje, nuk ka të lënduar

admin

Studimi: Të shikuarit TV me fëmijën mund të ndihmojë zhvillimin e tij njohës

Leave a Comment