January 16, 2022
Portali Shprehja

Moti për ditët në vijim në Maqedoni

Në fund të ditës dhe gjatë natës në pjesët perëndimore të vendit do të ketë reshje të dendura të shiut, ndërsa në vendet malore do të ketë reshje të borës, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Nesër do të mbajë mot i vranët me reshje më të dendura, lokalisht mbi 25 litra për metër katror, ​​të cilat do të jenë në pjesët perëndimore dhe veriore, si dhe në vendet më të larta do të ketë kryesisht borë. Do të krijohet mbulesë e re bore, veçanërisht në pjesët perëndimore (si në Pollog ashtu edhe në Pellagoni). Në disa pjesë të Luginës së Shkupit do të ketë reshje të herëpashershme të borës.

Tact Watches

Në vend do të fryjë erë mesatare veriore, e cila do të jetë më e fortë ditën e martë dhe të mërkurën.

Ditën e martë do të ketë reshje lokale të borës, ndërsa nga e mërkura moti do të jetë i qëndrueshëm me temperatura të ulëta të mëngjesit, vende-vende nën -10 gradë.

Të Ngjajshme

Xhaferi: Do të ketë votime me skafandar nëse do të jetë e nevojshme

admin

Petkov: Nuk ekziston minoritet maqedonas në Bullgari

admin

Kodra e Diellit “bllokohet” nga turistët

admin

Leave a Comment