Mourinho flet për Lo Celso, dëshiron qëndrimin e lojtarit

Mesfushori argjentinas është lotjar kartoni i të cilit i takon skuadrës së Real Betis, por po luan si i huazuar te Tottenham Hotspur.

Mourinho shpreson që Lo Celso do të vazhdojë qëndrimin e tij në Londrën veriore, për t’i ndihmuar Spursave.

“Imagjinoj se po, mendoj se është diçka që vjen nga vera” ka thënë Mourinho, transmeton lajmi.net.

“Ka disa huazime që vijnë si urgjencë, kurse ka disa të tjera që objektivi qëndron për të pasur kontrollin për të ardhmen e lojtarit, pa nevojën për negociata shtesë” ka shtuar portugezi.

“Mendoj se Giovani do të qëndrojë me ne” tha ‘Special One’.

Lo Celso ka gjetur mjaft mirë vetën në planet e Jose Mourinho, dhe po fillon të kthehet në një lojtar titullar te Spurs. /Lajmi.net/

Të ngjajshme

Inter 4:1 Cagliari – notat e lojtarëve, shkëlqen Lukaku

shprehja

Neymar: Kjo skuadër e PSG nuk është më e mira me të cilën kam luajtur

shprehja

Edhe Lazio pas Vedat Muriqit

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë