January 28, 2022
Portali Shprehja

Mourinho i pakënaqur, largon dy futbollistë dhe afron mesfushorin e Portos!

Gonzalo Villar dhe Borja Mayoral largohen nga Roma. Pak të aktivizuar në këtë pjesë të parë të sezonit nga Josè Mourinho (paraqitjet e kombinuara të dy lojtarëve kanë qenë shtatëmbëdhjetë që nga fillimi i vitit), mesfushori dhe sulmuesi kthehen në Spanjë: Getafe i pret.

Transaksioni për dy transferimet po mbyllet, me Borja Mayoral në huazim.

Tact Watches

Për Getafen do të ketë të njëjtat kushte për shpërblimin e mundshëm që Real Madridi i kishte vendosur Romës, pra një pagesë rreth pesëmbëdhjetë milionë euro.

Sakaq, nesër pritet në Romë Sergio Oliveira i Portos. Formula do të jetë huazim me të drejtë blerje.

.

Të Ngjajshme

E BUJSHME | Pasi Milani e refuzoi, Juventusi tani po shet Kulusevskin në Premier. Detajet

admin

Barça nuk dorëzohet, Laporta zbarkon në Madrid për të zhbllokuar situatën e Morata

admin

“Çfarë po më shikojnë sytë”, vakti i Reece James “frikëson” Chilwell

admin

Leave a Comment