November 30, 2020
Portali Shprehja

Mourinho nuk kursen Southgate dhe Guardiolen: Presione? Të flasë me emra!

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, ka folur për akuzat e hedhura nga mediet angleze se trajneri i kombëtares Gareth Southgate ka presione. Shtypi anglez shkruan se trajnerët e ekipeve të ndryshme kanë kërkuar që lojtarët e tyre të mos luajnë.

Numri një i “Spursave” ngre dyshime për mosaktivizimin e Raheem Sterling me Anglinë dhe i kërkon Southgate të flasë me emra. “E lexova diçka të tillë, por dua që Gareth të përmendë emra. Le të tregojë se kush janë ata që i bëjnë presion për të mos hedhur në fushë lojtarët me kombëtaren. Ai ka të drejtën e gjithë botës për të ftuar tek Anglia ata që dëshiron.

“Ai do të fitojë ndeshjet, është normale, ama të gjithë e dimë që Rahem Sterling do të zbresë në fushë nesër kundër nesh“, – tha Mourinho. Tottenhami do të luajë ndaj Manchester City-t dhe teknikun portugez “shigjeton” kundërshtarët e tij.

.

Të Ngjajshme

Juventusi hedh sytë në Spanjë, përgatit ofertën për mbrojtësin e Atleticos

admin

E PABESUESHME! Homazhi i Messit për Maradonën fut në sherr dy gjigantët sportivë

admin

Publikohet audio e fundit e Maradonës në Whatsapp: Kujdesu për engjëllin tim, Dieguito…

admin

Leave a Comment