October 23, 2020
Portali Shprehja

Moviola e Inter-Milan: E drejtë mosdhënia e penalltisë së Lukaku-t, Kessie meritonte të kuq

Kanë qenë disa episodet e dyshimta në derbin mes Inter-it dhe Milan-it.

Arbitri Mariani ka dhënë një penallti për zikaltrit në pjesën e dytë pas një ndërhyrje të Donnarumma-s ndaj Lukaku-t. Pasi ka rishikuar aksionin në VAR, arbitri ka ndryshuar mendim dhe ka dhënë një pozicion jashtë loje.

Sipas Gazzetta dello Sport, vendimi ka qenë i drejtë sepse devijimi i topit nga ana e Kjaer është gjykuar i pavullnetshëm.

Ndërsa nuk ka asnjë dyshim mbi penalltinë e Kolarov në dëm të Ibrahimovic, por vendimet e diskutueshme nuk mungojnë.

Nuk ndëshkohet mbajtja e Kjaer ndaj Lukaku-t në minutën e 36-të, ashtu si një ndërhyrje e gabuar e Theo Hernandez ndaj Lukaku-t.

Rrezikon shumë Kessie kur, i ndëshkuar me një karton të verdhë, në minutën e 55-të rrëzon Hakimit-n, një episod që nuk është ndëshkuar.

.

Të Ngjajshme

Gattuso i sinqertë: I gudulisëm! Edhe sikur të luhej 1 ditë ndeshja

admin

Kumbulla, heroi modest: Goli? Merita ishte e…

admin

EUROPA LEAGUE: Mbrojtje e përgjumur te Milani, Celtic rihap sfidën (VIDEO)

admin

Leave a Comment