October 2, 2022
Portali Shprehja

Mozaik me dirthra i portretit të Nënë Terezës

Gazetare: Evi Shkopi

Krijuesi nga Gjakova Alkent Pozhegu në ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës ka përzgjedhur, Shkupin, vendlindjen e shenjtores për të krijuar përmes drithërave një mozaik me portretin e saj. Ai nisi punën në orën 8 të mëngjesit dhe finalizoi krijimin e tij pas 5 orësh.

“Për realizimin e këtij mozaiku janë shfrytëzuar rreth 80 deri në 100 kilogram drithra. Ka fasule të bardha dhe të kuqe, mirës të bardhë, të kuq dhe portokalli, grurë, oriz, fara luledielli. Këto janë përmbledhur për të formuar mozaikun. Më është dashur të punoj 4 deri në 5 muaj, sepse fillimisht më është dashur të gjej mirëkuptim më Qeverinë e Maqedonisë.  Kam filluar punën kohë pas kohë, të siguroj kokrrat që më nevojiteshin dhe kam bërë disa prova”, tha Alkent Pozhegu – Krijues i mozaikëve të drithërave dhe farave.

Kjo nuk është hera e parë që artisti Alken Pozhegu tërheq vëmendje me krijimet e tij. Deri tani ai ka përvetësuar tre herë certifikata nga Libri i rekordeve Guiness.

“Për herë të parë për mozaikun në vitin 2014, ku kanë qenë dy emrat, i Ronaldos dhe Messit si dhe dy emrat Real Madrid dhe Barcelonë. Në vitin 2017 kam realizuar një mozaik të Rita Orës. Ka qenë një mozaik i veçantë për mua. Kontributi im ka qenë I orientuar që ajo certifikatë e rekordeve Guiness t’i dedikohet Ritës edhe pse nuk kam marr konfirmim deri tani se e ka pranuar. Si dhe në vitin 2019 kam realizuar mozaikun me portret të presidentit Donald Trump. Ka qenë një mesazh falënderimi për të gjithë presidentët e SHBA-ve për kontributin e dhënë për shtet formimin e Republikës së Kosovës”, shtoi ai.

Ndalesa e radhës për të do të jetë Tirana, ku më 6 shtator do të performojë Rita Ora. Ai do të bëjë një tjetër portret të saj, ndërsa thotë se është një dëshirë e madhe e tij të takojë këngëtaren e njohur dhe pse jo të kuptojë nëse certifikata që i ka dedikuar ka mbërritur deri në adresë të saj./Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

Gjendet trupi i 22 vjeçarit nga Kumanova

Shqipëri/ Energji në kohë krize nga termocentrale lundruese

LSDM: Nëse Mickoski është i sinqertë, le t’i japë fund bllokadës në Kuvend

admin

Leave a Comment