September 29, 2022
Portali Shprehja

Mozaiku i Nënë Terezës me drithëra në mes të Shkupit

MBAJTËSI I REKORDEVE GUINNESS NDEROI NËNË TEREZËN NË PËRVJETORIN E SHENJTËRIMIT

5 muaj ishte përgatitur për këtë ditë. Ishte nisur herët në mëngjes nga Kosova, për t’ia filluar punën në 8 të mëngjesit, përcjellë Klan M.

Mbajtësi i tre rekordeve guinness, Alekn Pozhegu, kishte zgjedhur pikërisht datën 4 shtator, për ta nderuar Nënë Terezën.

”Kjo është ajo e pakta që mund të realizojë në krahasim me kontributin e dhënë nga Nëna Terezë. Sot kam përzgjedh ditën e shenjtërimit që është bërë nga Papa i Vatikanit, kam përzgjedhë këtë ditë ta realizojë një mozaik me përmasa 2×3. Është një mozaik me drithëra” – tha Alken Pozhegu.

E në fund, ky ishte rezultati.

Metoda interesante e Alken Pozhegut për ti krijuar këto vepra tërhoqi vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare.

Ai mban edhe rekordin guinness për portretin më të madh të krijuar me drithëra, i cili është punuar në një sipërfaqe prej 560 metrave katrorë në vitin 2019.

E edhe për portretin e Nënës Terezë, atij iu deshën rreth 100 kilogram drithëra. Ka përdorur fasule, misër, oriz dhe vaj luledielli.

Të Ngjajshme

BE transferon mbi 5 milionë euro në buxhetin e Kosovës

Theret me thikë një i mitur në Shkup

Përse rinia zgjedh universitetet e shteteve të huaja për studime?

Leave a Comment