December 7, 2022
Portali Shprehja

Mozzik bën thirrje të ruhen dhe ushqehen kafshët: Mos i vrisni

Reperi i njohur, Mozzik është një prej emrave më të suksesshëm dhe më të komentuar në estradën shqiptare.

Dhe, krahas angazhimeve të tij me në muzikë, reperi nga Ferizaj njihet edhe për reagimet që bën me çështje të ndryshme sociale.

Kështu ka vepruar edhe së fundmi krijuesi i hitit “Bespreme”, i cili në një postim në Facebook ka bërë thirrje që të bëhet një kujdes më i madh për kafshët.

Foto: Mozzik/Instagram

27-vjeçari tha se kafshët janë pjesë e natyrës dhe si të tilla duhet të ruhen e të mos vriten.

“Kurdo që ndonjë kafshë t’i bie rruga do ketë ushqim. Ata që duan natyrën nuk mund ta vrasin atë, por sa të kanë mundësi të ushqejnë kafshët e sidomos tani afër që është dimri. Kafshët e egra janë pjesë e natyrës ruani e mos i vritni. Respekt!”, ka shkruar Mozzik në postimin e tij.

Ndryshe, Mozzik i cili është baba beqar i një vajze nga lidhje e mëparshme me reperen Loredana, aktualisht mbete i angazhuar me koncerte teksa edhe po shijon suksesin e projektit të fundit “Marilyn Monroe”.

.

Të Ngjajshme

Qytetet me më së paku stres në botë

Buxheti 2023, Koleva: 800 milionë euro për investime kapitale

Fazliu: Buxheti 2023 bazohet në katër shtylla kryesore, përfshi edhe integrimin e vendit

Leave a Comment