MPB: Rreth 38 mijë qytetarë nuk i kanë marr dokumentet e tyre

Rreth 38 mijë qytetarë që nuk kanë marrë letërnjoftimet e reja në MPB mund të kenë problem ditën e zgjedhjeve që të përmbushin të drejtën e votës. Njoftimi nga MPB vjen pas deklaratës së një dite më parë të kreut të KSHZ-së Oliver DErkovski, i cili tha se një numër i madh i qytetarëve ndonëse i kanë gati dokumentet e identifikimit nuk i kanë marrë në MPB.

Letërnjoftimet janë përfunduar dhe rrinë në hapësirat e MPB-së pasi nuk i kanë marrë. Shfrytëzoj rastin të apeloj deri tek qytetarët kur të duan, në cilin do moment, në orar të punës deri në ora 21.00 në mbrëmje të vijnë në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe t’i marrin dokumentet personale. Ato dokumente u duhen edhe për votim në zgjedhje por edhe për nevoja të përditshme – tha Toni Angellovski, MPB.

Edhe nga KSHZ apelojnë që qytetarët ti marrin sa më shpejtë dokumentet e identifikimit nga MPB. Njëkohësisht thonë se po të njëjtit, duhet të kontrollojnë a ndodhen në listën zgjedhore.

Këto persona mund të kontrollohen në listën zgjedhore se a gjenden në atë listë dhe ta shfrytëzojnë momentin e kontrollimit publik të listës zgjedhore dhe të parashtrojnë kërkesat e caktuara sa i përket gjendjes së tyre në listë – u shpreh Admir Shabani, KSHZ.

Prej sot ka filluar edhe afati për inspektimin publik të listës zgjedhore. Qytetarët kanë mundësi që deri më 11 mars të kontrollojnë nëse ndodhen në listë zgjedhore. Nëse jo atëherë do të duhet të paraqiten në njësitë rajonale të KSHZ-së për tu regjistruar. Nga sot po ashtu ka filluar edhe afati për mbledhjen e nënshkrimeve për ata që duan të garojnë në zgjedhjet e 12 si kandidatë të pavarur.

Mefail Ismaili

.

Të ngjajshme

Wang: Ulje e ndjeshme e të prekurve nga koronavirusi

shprehja

OKB-ja jep të drejtën për azil si pasojë e rreziqeve të ndryshimit të klimës

shprehja

Lista Serbe reagon pas incidentit pranë Ibrit: Huliganët nga Jugu sulmuan policinë

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë