June 18, 2021
Portali Shprehja

MPB vazhdon të shqiptojë dënime për mos-mbajtje të maskave dhe për shkelje të orës policore

Gjatë ditës paraprake, (31.05.2021) policia e Maqedonisë së Veriut ka kapur 218 qytetarë të cilët nuk kanë qenë duke mbajtur maskë, ndërsa 27 persona gjatë natës së kaluar nuk kanë respektuar orën policore, transmeton Alsat. Nga Ministria e Punëve të Brendshme, vazhdojnë të apelojnë që qytetarët të respektojnë masat e miratuara nga Qeveria për mbrojtje nga Covid-19. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se ekspertët kanë rekomanduar heqjen e maskave në ambient të hapur, Komisioni i Sëmundjeve Infektive tashmë ka dorëzuar këtë propozim në Qeveri, ndërsa masa për kufizim të lëvizjes nga ora 24:00 deri në ora 04:00, mbetet në fuqi.

.

Të Ngjajshme

BE heq zyrtarisht kufizimet për qytetarët e tri vendeve të Ballkanit

admin

Zaev në Vjenë, merr pjesë në Samitin për Ballkanin Perëndimor

admin

Plagoset me armë zjarri një banor i Dibrës

admin

Leave a Comment