December 3, 2022
Portali Shprehja

MPB: Zbardhet rasti me zjarrin në konviktin “Pellagonia”

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se është zbardhur rasti i zjarrit në konviktin “Pellagonia” në Shkup. Sipas njoftimit të MPB-së një ish-punonjës, me iniciale N.J. nga Shkupi ka pranuar veprën, gjegjësisht djegien e një pjese të zyrës së drejtorit të këtij institucioni, Agim Fejzullahu.

“Me datë 15.11.2022 në ora 10:00 në Stacionin Policor Kisella Vodë është zhvilluar bisedë zyrtare me N.J.(35) nga Shkupi për shkak të dyshimit se me datë 11.11.2022 në zyrën e drejtorit në konviktin studentor “Pellagonia” në Shkup, për shkak se nuk i është vazhduar kontrata për punë, ka dëmtuar një pjesë të inventarit me send të fortë dhe ka shkaktuar zjarr me benzinë. Në bisedë zyrtare ai ka pranuar veprën. N.J. është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal për veprën penale “krime të rënda kundër sigurisë së përgjithshme” sipas nenit 292 të Kodit Penal”, thonë nga MPB.

.

Të Ngjajshme

Më në fund MPB-ja tregoi se si seanca e mbyllur përfundoi në YouTube

Pushtoi fushën me flamurin ylber dhe disa mesazhe në fanellë, italiani zbulon se çfarë i tha Infantino pas ndeshjes

Kërkohet rritja e pagave të profesorëve në Maqedoninë e Veriut

admin

Leave a Comment