April 16, 2021
Portali Shprehja

MPJ-a bullgare thërret për bisedë ambasadorin e Maqedonisë në Sofje

Sofja pret që Shkupi të mbrojë të drejtën e çdo qytetari për vetëvendosje të lirë. Ky është qëndrimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Bullgari me rastin e siç u tha nga autoritetet bullgare të “manifestimeve të shpeshta të gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit në Maqedoninë e Veriut”, transmeton Alsat.

Zëvendës kryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva ka ftuar zëvendës shefin e Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Sofje, Vladimir Krastevskin për bisedë në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Në takim mori pjesë edhe u.d. drejtoresha e Drejtorisë për Evropën Juglindore, Iva Kruleva.

“Diplomatët bullgarë kanë shprehur konfuzion dhe zhgënjim të thellë nga fushata e madhe negative në Republikën e Maqedonisë së Veriut kundër përfaqësuesit të Shkupit në Eurovision 2021, Vasil Garvanliev. Bullgaria do të vazhdojë të bëjë të gjitha përpjekjet e nevojshme në përputhje me parimet e së drejtës ndërkombëtare për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve bullgarë dhe qytetarëve që deklarojnë identitetin e tyre bullgar kudo në botë” thonë nga Ministria e Jashtme Bullgare.

.

Të Ngjajshme

Ndërtesat në qendër të Shkupit, Ivanovska: Komuna Qendër të kërkojë suspendimin e PDU-së

admin

Zaev: Besoj se arritëm marrëveshje për Ligjin për shtetësi

admin

“Souftueri”, arrest shtëpiak për Rashkovskin

admin

Leave a Comment