4 C
Skopje
April 1, 2019
Shëndetsi

Mposhtni kandidën me dietë!

Ndryshimi i mënyrës së ushqimit, dieta e rreptë dhe kombinimi me terapi të tjera mund të zgjidhë problemin me numrin e shtuar të kandidës në organizëm

Duke pasur parasysh që kërpudhat ushqehen me karbohidrate, është e nevojshme që të zvogëlohet marrja e tyre.

Këtu bëjnë pjesë: sheqeri, amidoni dhe fibrat, mirëpo fibrat nuk futen në qarkullim gjaku dhe nuk ngrenë sheqerin në gjak, siç bëjnë sheqeri dhe amidoni.

Glukoza dhe fruktoza janë lloje sheqeri nga të cilat kërpudhat më së shpeshti jetojnë, prandaj është me rëndësi që të kufizohet konsumimi i tyre.

Zvogëlimi i marrjes së karbohidrateve kompensohet me shtimin e marrjes së yndyrave të shëndetshme natyrale. Racioni do të duhej të përbëhej nga pjesa proteinike: mishi, peshku, vezët dhe perimet, bashkë me yndyrat në të cilat përgatitet ushqimi.

Dieta anti-kandidë e cila përjashton sheqernat dhe miellin e bardhë, por përmban miell nga kokrrat e plota të drithërave, orizi etj. nuk është plotësisht efikase, sepse të gjitha drithërat përbëhen nga amidoni i cili është glukozë e pastër.

Racionet do të duhej të ishin të llojllojshme dhe nuk është mirë të përsëriten shumë ditë një pas një.

DITA E PARË

Kafjalli: vezë të ziera fort me proshutë shtëpie dhe domate.
Dreka: spec i fërguar, qepë, presh, domate dhe kungulleshë me mish pule.
Darka: mish i bluar i fërguar (erëza sipas dëshirës), sallatë e gjelbër, lëng limoni.

DITA E DYTË

Kafjalli: kefir shtëpie me fara të freskëta të bluara liri.
Dreka: copë e pjekur mishi me lakra turshi.
Darka: mish i zier pule me sallatë nga perimet e sezonit.

DITA E TRETË

Kafjalli: kastravec me jogurt, hudhra dhe majdanoz.
Dreka: musaka nga mishi i bluar dhe patëllxhani.
Darka: peshk i kaltër, perime sipas dëshirës dhe vaj ulliri.

DITA E KATËRT

Kafjalli: lëng nga perimet, sipas dëshirës me mollë të gjelbër.
Dreka: peshk i pjekur bakalaro në folie me qepë dhe oriz i zier me qepë dhe lëng limoni.
Darka: spec, domate, kungulleshë dhe qepë e fërguar lehtë në vaj ulliri (gjysmë e gjelbër).

DITA E PESTË

Kafjalli: omëletë nga vezët me spec dhe proshutë shtëpie.
Dreka: mish në hell nga skara, perime (spec, patëllxhan, qepë) me sallatë të përzier me vaj ulliri dhe lëng limoni.
Darka: fletë lakre me hudhër, bërxollë e pjekur mishi.

.

Burimi i artikullit

Artikuj të ngajshëm

E tmerrshme, si po hamë plastikë çdo ditë me duart tona

shprehja

Thoni lamtumirë dhimbjeve të nervit shiatik me këtë ilaç natyral

shprehja

OBSH: Shqipëria, vend problematik për përhapjen e fruthit

shprehja