January 28, 2022
Portali Shprehja

MPPS për disa nënë e për disa njerkë, të punësuarit në Qendra për punë sociale vite me radhë nuk marrin K-15

Gjatë kohës së pandemisë kanë punuar pa ndërprerë, kanë qenë në kontakt të afërt me kategoritë e rrezikuara të qytetarëve, por punëtorëve administrativ në Qendrën për punë sociale nuk u takon regres të cilin e marrin kolegët e tyre që janë pjesë e MPPS. Thonë se nuk kanë marrë as bonus në shtator si administratorët e tjerë, e as K-15 vite me radhë.

“Kryetari i Sindikatës së Qendrës për punë sociale ka biseduar me Sindikatën e punëtorëve të drejtorive të organeve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve se kjo është një prej kërkesave dhe se ne si Qendër për punë sociale njëjtë si punëtorët tjerë të administratës të marrim regres për pushimin vjetor dhe do të luftojmë për këtë të drejtë”, deklaroi Gabriela Janevska Giovska, kryetare e Organizatës sindikatee të Qendrës për punës sociale në Veles.

Tact Watches

Sindikata ka kontaktuar edhe me MPPS për këtë dhe probleme tjera të Qendrave për punë sociale, por deri më tani nuk kanë marrë përgjigje për kërkesat në formë të shkruar.

“Për fat të keq nga negociatat që i kemi udhëhequr atëherë si Sindikatë, edhe pse nga ana jonë u kërkua që të përfshihen të punësuarit e Qendrave për punë sociale në këtë intervenim të marrëveshjes kolektive, që donte të thoshte se edhe ata do të marrin regres për pushimin vjetor nga ana e Qeverisë, mirëpo nga ana e Ministrisë na u tha se të punësuarit nëpër Qendra nuk duhet të jenë në atë marrëveshje për shkak se për ata ekziston marrëveshje tjetër kolektive”, tha Trpe Deanoski, kryetar i Sindikatës së drejtorive të organeve gjyqësore dhe shoqatave qytetare.

As ne nuk morëm përgjigje për pyetjen se si është e mundur disa nëpunës administrativ të marrin K-15, ndërsa punëtorët tjerë jo nga ministria e njëjtë. Sindikata kërkon marrëveshje të re kolektive ku do të përfshihen edhe këta punëtorë administrativ. Nëse Qeveria vendos që të mos marrin regres të gjithë të punësuarit në sektorin publik, ata paralajmërojnë se drejtësi do të kërkojnë nëpërmjet rrugëve juridike dhe se do të shfrytëzojnë të gjithë mundësitë ligjore për shprehjen e pakënaqësisë së tyre.

Të Ngjajshme

Nga 1 shkurti do të rikthehet transporti publik në Kumanovë

admin

Sedat Ramadani largohet nga LB / E humbëm identitetin me të cilin na njihnin njerëzit!

admin

Alsat: BDI-ja e harroi në burg Rexhail Qerimin!

admin

Leave a Comment