Reims padyshim që po përjeton një sezon mbi pritshmerite. Skuadra e drejtuar nga trajneri me i ri – vetem 30 vjec – Will Still aktualisht është në vendin e tetë në Ligue 1 dhe me fitoren e sotme ndaj Monaco ka arritur një moment të ri historik.
Reims nuk ka humbur në 19 ndeshje radhazi në ligë. Ecuria e pamposhtur është aktualisht më e gjata në pesë ligat më të mira dhe tani francezët mund të ëndërrojnë të mëdha. Një pozicion në renditje që do t’ia vlente kualifikimi në kupat e Europës është tashmë vetëm 6 pikë larg: ky është vendi i pestë, i zënë nga Rennes, i cili do t’i jepte akses direkt në paraprakisht të Ligës së Konferencës.
17 – Will Still est le 2e entraîneur invaincu lors de ses 17 premiers matches dans les 5 grands championnats européens au 21e siècle, après Tito Vilanova avec Barcelone en 2012/13 (18). Invincible ? #ASMSDR pic.twitter.com/Lk2UgwVR4p
— OptaJean (@OptaJean) March 12, 2023
Një moment historik padyshim jashtë planeve në fillim të sezonit. Dhe te mendosh se trajneri, qe kurre ska luajtur futboll me profesionistet, detyron klubin e tij te paguaje cdo here sa zbret ne stol, nje gjobe prej 25 mije eurosh qe me ndeshjet e llogaritura nga momenti kur u zgjodh deri ne fund do te jene rreth 500 mije euro por qe nese ecuria ehste kjo, akoma me mire…
Will Still është trajneri i dytë i pamposhtur në 17 ndeshjet e tij të para në 5 ligat kryesore evropiane në shekullin e 21-të, pas Tito Vilanova me Barcelonën në 2012/13 (18). Jeta e trajnerit më të ri në një ligë evropiane, i cili mbushi të tridhjetat në tetor, është plot surpriza. Nga debutimi i tij me Preston North End’s Under 14s në serinë e tyre të pamposhtur prej 18 ndeshjesh (për momentin)
Ai ka një emër që duket si një formë foljeje në të ardhmen, por ajo që ka rëndësi për të është e tashmja. Will Still është trajneri i Reims ende nuk ka një licencë UEFA Pro dhe për rrjedhojë prania e tij në stoli eshte e paligjshme . Asnjë skualifikim, por një gjobë, e cila, nënvizoi ai duke shkelur syrin në një intervistë për një gazetë angleze, mund t’i zbritet drejtpërdrejt nga paga ose ndoshta jo.
.