July 28, 2021
Portali Shprehja

MSH: Nga 12 korriku vaksinimi do të realizohet edhe pa termin të caktuar

Nga data 12 Korrik të gjithë qytetarët e interesuar do mund të vaksinohen pa termin në pikën vaksinale më të afërt. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se paralelisht do të vaksinohen edhe ata të cilët janë paraqitur përmes faqes vakcinacija.mk të cilët veçmë I kanë marrë terminët.

Nga data 12 korrik, do të mund të vaksinohet çdo qytetar pa dallim nëse është paraqitur apo jo në faqen vakcinacija.mk. Secili që dëshiron të vaksinohet, mund që pa termin lirisht të ju drejtohet pikave të vaksinimit, ndërkohë që paralelisht do vaksinohen edhe ata të cilët janë paraqitur në ueb faqen vakcinacija.mk – njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë nëpër sallat e sportit do të kryhet rivaksinimi me dozën e dytë. Nga java e ardhshme fillon vaksinimi në terren. Deri të premten Shtëpitë e Shëndetit duhet të përpilojnë plan dhe organizim për çdo ditë, me vendin dhe kohën e vaksinimit në terren. Qytetarët të cilët dozën e parë do ta marrin në pikën mobile të vaksinimit, në të njëjtën mënyrë dhe do të rivaksinohen.

Ndërkohë nuk ka masa të reja restriktive kundër përhapjes së llojit “Dellta” të virusit. Në mbledhjen e sotme të Komisionit për sëmundje ngjitëse, anëtarët nuk propozuan masa kufizuese. Ata konsiderojnë se situate është stabile prandaj dhe nuk ekziston nevoja për vendosjen e masave.

Disa shtete të Evropës I kthyen restrikcionet në fuqi për shkak të përhapjes së mutacionit Indian të virusit. Ekspertët konsiderojnë se për të qenë popullata e mbrojtur dhe të evitohet përhapja masive e këtij mutacioni, është e nevojshme vaksinimi I 80-85% e popullatës. Kompetentët parashohin që imuniteti kolektiv të arrihet deri në fund të verës, ku numri i qytetarëve të vaksinuar duhet të arrijnë deri në 70%.

Vjollca Aliti

.

Të Ngjajshme

Makina me shpejtësi 213km/h në autostradën e Maqedonisë! MPB shqipton 297 dënime për vozitje të shpejtë

admin

Rama dhe Vuçiq sot dhe nesër do të qëndrojnë në Shkup

admin

LSDM dhe PDSH do të bashkëpunojnë në zgjedhjet lokale

admin

Leave a Comment