May 12, 2021
Portali Shprehja

MSh: Për herë të parë në Maqedoni është realizuar transplantimi i indit kockor nga një dhurues i vdekur

Ministria e Shëndetësisë njofton se sot në Klinikën për Sëmundjet Ortopedike, për herë të parë në historinë e kujdesit shëndetësor maqedonas është realizuar transplantimi i indit kockor dhe kockave, nga një dhurues i vdekur.

“Pas përfundimit të transplantimit të zemrës dhe veshkave, ekipi i mjekëve nga klinika transplantoi disa pjesë të eshtrave dhe indeve të buta që tani janë të prezervuara në Departamentin e Zgjerimit, Ruajtjes, dhe Transplantimit të Indeve të Buta dhe Kockave pranë TOARILUC, Klinikës Universitare për Sëmundjet Ortopedike. Një segment i kockave është planifikuar të transplantohet për javën e ardhshme tek një pacient me kancer metastatik të veshkave, të hequr 12 vjet më parë”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se indet nga një donator mund të përmirësojnë jetën e mbi 70 personave të tjerë ose të shpëtojnë jetën e disa prej tyre.

.

Të Ngjajshme

Komitet për bashkëpunim ekonomik mes RMV-së dhe Greqisë

admin

Qytetarët: Veprimi i Artan Grubit, për pikë politike!

admin

Regjistrohen 16 viktima dhe 150 raste të reja me Covid-19

admin

Leave a Comment