9.7 C
Skopje
April 3, 2019
Informacione Vendi

Muhiq: Nëse nuk votohet sot, do të thotë se nuk janë siguruar deputetët

Deputeti i LSDM-së Ferid Muhiq, para fillimit të seancës për ndryshimet kushtetuese, tha se nëse propozimi nuk vendoset sot për votim, kjo sipas tij do të thotë se nuk janë siguruar dy të tretat e votave të deputetëve.

Sipas tij, nëse deputetët nuk kanë dashur ndërrimin e emrit të shtetit atëherë nuk është dashur fare të negociojnë me Greqinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ardhja e përfaqësuesve amerikan, sipas Muhiq është presion i qartë që ky proces të ketë sukses.

Përndryshe, akoma është e paqartë nëse në seancën e sotme do të vendoset propozimi për ndryshim të Kushtetutës në votim, pasi ka edhe 20 deputetë të cilët janë paraqitur për ta marrë fjalën, ndërsa akoma nuk e kanë shfrytëzuar këtë të drejtë./Telegrafi/

Burimi i lajmit

Artikuj të ngajshëm

Sela: Kandidatura e Prof. Blerim Rekës ka nderuar gjithë shqiptarët

shprehja

Reka në takime në Karshiakë: Me votën tuaj tregoni se nuk jemi 20% anonim

shprehja

Konjufca zbulon se kush me kë do të bëj koalicion në zgjedhjet e ardhshme

shprehja