Muller me kritika të ashpëra për Ancelottin

Sipas gjermanit, me Ancelottin gjithçka ishte ndryshe me çka ishte mësuar e gjithë skuadra ku për pasojë as sukseset me italianin nuk erdhën.

Në një intervistë për The Athletic, sulmuesi e tregoi qartazi edhe një herë zhgënjimin që kishte për trajnerin e tanishëm të Everton.

“Pas largimit të Guardiolas ne më nuk ishim të sukseshëm, ishte një situate krejt ndryshe pa të”, u shpreh fillimisht 30-vjeçari transmeton lajmi.net.

“Çdo që për të cilën kemi luftuar, çdo gjë të cilën e kemi mësuar në ato vite fantastike (me Guardiolan) iku. Unë e pata një parandjenjë se diçka e tillë do të ndodhte, por ndodhi diçka edhe më qesharake për shikuesit”, ishin fjalët e ish-reprezentuesit të kombëtares së Gjermanisë.

Kujtojmë se gjatë kohës sa Ancelotti udhëhiqte skuadrën bavareze pati shumë të pakënaqur në dhomat e zhveshjes, ku ndër më të zëshmit ishte pikërisht Muller./Lajmi.net/

Të ngjajshme

Për Gundogan, CR7 nuk është në mesin e tre më të mirëve në botë

shprehja

Smalling dëshiron qëndrimin te Roma – pranon zbritje në pagë

shprehja

NBA, ‘All Star’: LeBron James prinë me votat, përcillet nga Luka Doncic

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë