August 16, 2022
Portali Shprehja

“Mund të luftojmë për gjithçka”, Ter Stegen pa limite: Ai do të bëjë diferencën

Një fushatë blerjesh shumë e rëndësishme dhe një dëshirë për t’u kthyer sa më shpejt të jetë e mundur te triumfet në fushën e lojës.

Po flasim për Barcelona-n, që me portierin e saj Marc Andre Ter Stegen synomn të luftoj për çdo trofe të mundshëm në sezonin e ri.

Konfirmimi ka ardhur nga deklaratat e bëra nga portieri gjerman për Sport.es pas fitores 2-0 të marrë në miqësoren e luajtur kundër York Red Bulls.

“Po rikuperojmë edhe në aspektin mendor filozofinë tonë. Kemi një skuadër që mund të luftojë për të fituar gjithçka dhe e dimë. ka një konkurrencë të madhe në çdo pozicion dhe luftojmë për të luajtur”, ka thënë Ter Stegen.

“Kemi një ekip më të mirë në krahasim me vitet e fundit dhe blerjet e reja do të na ndihmojnë për të luftuar. Lewandowski? Po bën mirë dhe do të bëjë diferencën”.

Një koment edhe për Frenkie De Jong dhe zërat për një lamtumirë të mundshme të holandezit: “Ne duam më të mirën për skuadrën tonë dhe do të donim që të qëndronte këtu, por është një çështje për të cilën duhet të flasin ai dhe klubi”.

.

Të Ngjajshme

Klopp ngre alarmin: Askush nuk pyet për lojtarët, po përplasemi me murin. Kjo është çmenduri

admin

Guardiola “lë pa tekst” Barcelonën; kërkon shifrën stratosferike për Bernardo Silvën

admin

Heshtje në Anfield, Zaha ndëshkon Të Kuqtë me një Golazo (Pamjet)

admin

Leave a Comment