June 23, 2021
Portali Shprehja

Mungesa e vaksinave të reja, ka lënë hapësirë për rivaksinimin

“Mosardhja në kohë e kontingjenteve të vaksinave ka bërë që procesi i imunizimit të ngadalësohet dhe këtu në Shkup aktualisht vetëm po bëhet ri vaksinimi i atyre që kanë marrë dozën e parë para dy javësh.”

 

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se procesi i vaksinimit po zhvillohet pandërprerë në të gjitha punktet e vendit. Sipas tyre, interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar përmes platformës on-line ka arrit 447,543 të paraqitur.

Duke përfshirë ditën e djeshme, gjithsej janë vaksinuar 431,174 me dozën e parë dhe 177,020 të tjerë janë rivaksinuar. Sipas të dhënave zyrtare, 48% e mbi 70 vjeçëve kanë marrë së paku një dozë. Përveç moshës kriter janë edhe sëmundjet kronike dhe personeli nga strukturat vitale të mbarëvajtjes së shteti.

  “Prita diku 30-40 minuta se erdha më herët e prita në radhë, por nuk ishte ngarkesë e madhe. Sot mora dozën e dytë. A kishte efekte anësore gjatë këtyre 2-3 jave. Kisha pak dhimbje në krah jo diçka të madhe.

  “A jeni për rivaksinim? Po! A keni pasur ndonjë efekt anësor gjatë kësaj kohe? Efekt nuk e di, dy ditët e para temperaturë kisha dhe më dhembnin eshtrat shumë pastaj në ditën e tretë më mirë.”

Sot nga disa kazerma të vendit, vaksinat e para i morën ushtarët e ARM-së. Ata që folën para kamerës thanë se interesimi në mesin e uniformave të tyre është i lartë dhe bëjnë thirrje për vaksinim.

 “Çdo gjë shkoi ne rregull nuk kishte asnjë problem, pushuam 5 minuta dhe gjithçka u bë mirë. Interesimi deri më tani ka qenë i lartë dhe shpresoj ashtu do të vazhdoj. Për momentin jemi të kufizuar se vaksinimi shkon me vetë dëshirë, por vullneti ka qenë i lartë kështu që besoj se do të del më mirë në të ardhmen.”

 “Unë mendoj se duhet të vijnë të vaksinohen sepse kjo nuk është lojë e pamë sa njerëz vdiqën dhe sa të tjerë kanë pasoja. Mes tyre edhe kolegët tanë, por fatmirësisht pak përfunduan tragjikisht. Ju bëjmë thirrje të vijnë të imunizohen se nuk do të gabojnë.”

 Sipas raportit të përditshëm të Institutit të Shëndetit Publik sot janë regjistruar 20 raste të prekurve nga virusi korona. Në 24 orët e fundit janë bërë 2885 teste prej të cilëve pozitiv rezultuan 5 në Kumanovë, nga 4 në Shkup e Manastir, 3 në Tetovë dhe nga 1 në Prilep, Ohër, Kërçovë, dhe Kriva Pallankë. Si të shëruar u regjistruan 30 pacientë, ndërsa në kushte spitalore ndërruan jetë dy pacientë nga Shkupi.

 

Përgatiti: Adnan Qaili

.

Të Ngjajshme

Dasmat dhe ahengjet tjera në ambiente të mbyllura, Bekteshi: Kjo nuk varet vetëm nga Ministria  e Ekonomisë

admin

Filipçe: Po përgatiten protokolle që nxënësit në shtator të kthehen në shkollë

admin

Rama: Për shqiptarët dielli lind aty ku perëndon

admin

Leave a Comment