December 8, 2022
Portali Shprehja

Murati, bizneseve: Rritni pagat e punëtorëve, Qeveria do t’ju mbështesë

Ministri i Financave, Hekuran Murati ju ka bërë thirrje bizneseve që të rrisin pagat e punëtorëve.

Përmes një shkrimi në “Facebook”, Murati thotë se si pasojë e rritjes së çmimeve, jeta është bërë më e vështirë për qytetarët dhe qeveria do të mbështesë secilin biznes që rrit pagat e punëtorëve duke subvencionuar 50% të rritjes së pagës, për 3 muajt e parë, sipas kushteve dhe kritereve të aplikueshme.

Shkrimi i plotë:

Bizneset t‘i rrisin pagat e punëtorëve

Çmimet janë rritur, por bashkë me çmimet, shumica e bizneseve kanë rritur edhe fitimet.

Andaj është koha që fitimet e shtuara, bizneset t’i ndajnë me ata që ua mundësojnë të kenë fitim – pra punëtorët. Sidomos tani kur jeta është bërë më e vështirë si rezultat i çmimeve më të larta.

Për ta bërë më të lehtë, qeveria do të mbështesë secilin biznes që rrit pagat e punëtorëve duke subvencionuar 50% të rritjes së pagës, për 3 muajt e parë, sipas kushteve dhe kritereve të aplikueshme.

Secili biznes që ka rritur pagat e punëtorëve nga shtatori e këtej, dhe dëshiron të përfitojë nga mbështetja e qeverisë, mund të aplikojë në platformën EDI deri më 20 dhjetor, duke ndjekur hapat si në vijim:

 

Të Ngjajshme

Komandanti i KFOR-it: S’do ta tolerojmë dhunën dhe pikë

admin

Në këtë shtet nënave që lindin mbi 3 fëmijë u falen kreditë

admin

FIFA e dënon Serbinë me 21 mijë dollarë për afishen me hartën e Kosovës

admin

Leave a Comment