December 2, 2020
Portali Shprehja

Murati: Vendi i nxënësit është në shkollë

“Vendi i nxënësit është në shkollë” shprehet profesori, Xheladin Murati, sipas të cilit vlerat e vërteta arsimore mungojnë në format alternative të mësimit. Murati thotë se virusi Korona do të jetë prezent edhe për një kohë të gjatë dhe se është e rëndësishme të kthehet mësimi real, ndërkohë që ka shumë mënyra se si të organizohet edhe në këto kushte pandemie. Profesori thekson se vendimi përfundimtar për shkollat duhet të merret me konsensus midis Ministrisë së Arsimit, Byrosë për Zhvillimin e Arsimit, prindërit dhe mësues.

“Vendi i nxënësit është në shkollë!  Kam pritur, shpresoj se shkollat do të vendosin pak më ndryshe, do t’i trajtojnë problemet në mënyrë reale, më origjinale dhe të vendosin që të kthehet dinjiteti i nxënësit në shkollë, të kthehen vlerat arsimore në shkollë, të kthehet mësimi dhe edukata sepse të gjitha këto mungojnë në forma të tjera të mësimit. Aty ku klasa ka 12, 15 nxënës është krejtësisht normale të mbahet mësim real dhe të respektohen të gjitha kushtet e dezinfektimit: 1 nxënës në një bankë, distanca fizike. Madje unë propozoj të mos mbahen aktivitete e lira, aktivitetet fizike, aktivitete sportive, të ndërpriten aktivitetet kulturore ku bëhet grumbullimi i nxënësve, por orët të mbahen rregullisht me një propozim që orët të zgjasin 30 minuta, pushimi të jetë më i shkurtër, stafi pedagogjik të jetë më përgjegjës për grumbullimin e nxënësve dhe të bëhet dezinfektimi i të gjitha sendeve me të cilat lehtësohet puna. Përndryshe virusi Korona ose pandemia nuk do të largohet shpejtë dhe ne duhet të mësohemi me jetën me të!- deklaroi Xheladin Murati, Profesor.

 

Të Ngjajshme

“Malla Bogorodica” në “stand by” gjatë krizës

admin

Komiteti i paqartë në arsyetimet për vazhdimin e gjendjes së krizës

admin

Nuk shtohet numri i inspektorëve ekologjik, ashtu siç ishte premtuar

admin

Leave a Comment