June 3, 2023
Portali Shprehja

Muriqi barazohet me Grizmanin, siguron mbijetesën për Majorkën

Majorka fiton dhe siguron matematikisht qëndrimin në La Liga për sezonin e ardhshëm. Goli i Vedat Muriqit i dhuroi skuadrës së Aguirre-s suksesin 1-0 ndaj Valencias.

Sulmuesi kosovar, realizoi me kokë në minutën e 64’ pas një krosimi nga e majta të koreanit Kang-In Lee. Vendasit ia dolën të menaxhonin avantazhin e siguruar nga sulmuesi i Kosovës.

Ky ishte goli i 14-të sezonal në La Liga për 29-vjeçarin, i cili barazon me gola Antoan Griezmanin e Atletiko Madridit dhe Unallin e Getafes.

.

Të Ngjajshme

BE: Jemi të gatshëm për masa vendimtare nëse situata në veri të Kosovës nuk qetësohet

Indi, mbi 280 të vdekur pas përplasjes së dy trenave

Messi vendos për të ardhmen, tregon se a do të largohet nga PSG

Leave a Comment