February 1, 2023
Portali Shprehja

Myrto Uzuni rigjen golin në “derbin” ndaj Armando Sadikut

Myrto Uzuni rigjen golin në Segunda Division të Spanjës teksa “preja” e radhës e sulmuesit shqiptar, ka qenë Kartagena e Armando Sadikut. Derbi i sulmuesve kuqezi u zhbllokua vetëm në minutën e 70’, teksa beratasi Uzuni ekzekutoi saktë një penallti dhe dërgoi topin në rrjetë.

Si Uzuni, ashtu edhe Sadiku e nisën sfidën si titullarë, por ky i fundit u zëvendësua në minutën e 61-të, i duartrokitur nga tifozët miq, të pranishëm në tribunë.

Ky është goli i 11 sezonal për Myrto Uzunin, që kryeson edhe renditjen e golashënuesve, ndërsa Armando Sadiku ka arritur të dërgojë topin në rrjetë plot 7 herë, duke konfirmuar edhe ai se po kalon një formë mjaft të mirë sportive. Kujtojmë se me këtë fitore, Granada e Uzunit ngjiten në vendin e 5-të të Ligës së dytë në Spanjë me 35 pikë, ndërsa Kartagena pozcionohet në vendin e 10-të me 32 pikë. /Supersport/

.

Të Ngjajshme

Netanyahu: Prioritet i Izraelit, normalizimi i lidhjeve me vendet arabe përpara paqes me palestinezët

Boshkov: Infrastruktura e fqinjëve shumë më e mirë se e jona

Vuçiç: Nuk ka afat për miratimin e planit për Kosovën

Leave a Comment