September 30, 2020
Portali Shprehja

Myslimanët malazezë, ankesë Abazoviçit: A e di se ç’po heqim nga partnerët tuaj serbë?

Komunitetit Musliman i Pljevljes në Mal të Zi, iu drejtua kreut të formacionit “Bardh e Zi”, shqiptarit Dritan Abazoviç, i cili ka vendosur të bëjë koalicion me forcat proserbe në krijimin e qeverisë së re, duke deklaruar se ka kaos, paligjshmëri dhe urrejtje ndaj anëtarëve të pakicave kombëtare në atë qytet në veri.

“Urrejtja po përshkon rrugët e qytetit nga ju dhe mbështetësit e partnerëve tuaj të koalicionit që po festojnë fitoren e zgjedhjeve.

Pljevlja po kthehet në vitin 1992, gjë që të kujton terrorin kundër muslimanëve në Pljevlja dhe Bukovica, vrasjet, sulmet fizike dhe sulmet ndaj pronës, fyerjet, poshtërimet publike”, thuhet në deklaratën e këtij komuniteti.

Ata e ftuan Abazoviçin që të vinte në Pljevlja për t’u bindur për situatën e përshkruar “para se të jetë tepër vonë”.

“Përgjigjuni qytetarëve nëse ky është epilogu i planifikuar i fushatës zgjedhore që keni udhëhequr me partnerët tuaj politikë”, përfundon deklaratë.

Të Ngjajshme

Joe Biden fiton debatin e parë presidencial në SHBA

admin

Berisha tregon çfarë i pret Ramën dhe Lleshajn

admin

Ish-komandanti Berisha: Nëse Specialja ka mandat, pse presidenti bëri kërkesë për zgjatje të tij? (VIDEO)

admin

Leave a Comment