NASA zbulon një planet sa Toka dhe të banueshëm

Ai është i të njëjtës madhësi me tokën dhe ndodhet afro 100 vjet drite larg planetit tonë, gjë që është relativisht afër tokës, kanë bërë të ditur në NASA.

Një zbulim i tillë është prezantuar në takimin e 235 të Shoqatës së Astronautëve në Honoluluu, thuhet në një artikull të botuar në telegram.hr.

Planeti i zbuluar TOI 700 d, është njëri ndër tre sosh, i cili lëvizë përreth yjeve të ngjashme me diellin.

Ky yll me sipërfaqen e tij do të zinte 40 për qind të sipërfaqes së diellit, teksa temperatura është pothuajse përgjysmë më e ulët se në diell.

Planet TOI 700 d, është mjaftueshëm larg diellit, saqë të mund të ketë ujë.

Shkencëtarët nga NASA pohuan se kanë konfirmuar zbulimin e tyre nëpërmjet pajisjes Spitzer Space Teleskop.

Ndërkaq planeti i ri është interesant, ngase është ndër të paktët, i cili potencialisht mund të jetë i banueshëm jashtë orbitës diellore. Për më tepër, ky planet ka madhësinë e afërt me tokën.

Të ngjajshme

Nëna 44-vjeçare sjell në jetë fëmijën e saj të 22-të

shprehja

Objekt i pazakontë në qiellin e SHBA-ve, dyshohet për UFO

shprehja

Kreu marrëdhënie seksuale me 13-vjeçarin, mësuesja lindë fëmijën e tij

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë