March 21, 2023
Portali Shprehja

Nasri e lidh katastrofën e PSG-së me Neymar: Mënyra e tij e jetesës? Ai nuk u lëndua në McDonald’s…

Paris Saint-Germain nuk arriti ta kalonte raundin 1/8 final të Ligës së kampionëve, ndaj një zhgënjim i madh i ka kapluar në gjithë kryeqytetasit parizienë.

Tashmë, krejt Franca, sidomos specialistët dhe media sportive e këtij vendi janë në kërkim të shkaqeve të një tjetër disfate të hidhur në Champions League.

Sipas Samir Nasri, ish-futbollist i njohur transalpin, eliminimi kundër Bayern Munbich erdhi edhe për shkak të mungesës së Neymar: “Dëmtimi i Neymar ishte i rëndë për mua. Ne e harruam shumë shpejt atë që ai bëri në fillim të sezonit.

Le të ndalojmë së foluri për stilin e tij të jetesës. Ai nuk u lëndua në kyçin e këmbës ngaqë luajti poker pas humbjes 1-0 në shtëpi ndaj Bayern Munich, as të ngrënit në McDonald’s”.

.

Të Ngjajshme

Haaland ishte përbindësh që 14 vjeç (VIDEO)

admin

Rrezikon rënien nga liga, klubit të famshëm anglez i hiqen 3 pikë! “Nuk po paguhen rrogat…”

admin

Ylli i ri në Premier League u ble thjesht 3 mln euro dhe sot Man United e do me çdo kusht!

admin

Leave a Comment