November 27, 2022
Portali Shprehja

NATA E RONALDO-s | Kërcimi 3.1 metra, festimi “para syve” të Messit dhe MVP. Por sekondat e fundit ishte i traumatizuar (Fotot+VIDEO)

Spektakël, gola dhe emocione deri ne minuten e 99-te mes Portugalisë dhe Ganës, përballje që u fitua 3-2 nga kombëtarja europiane. Dueli i dytë i grupit G në Botërorin e Katarit, ishte një nga ndeshjet më të bukura deri tani, sidomos pjesa e dytë. Fraksioni i parë i takimit nuk dhuroi emocione, përveç një goli që iu anulua Cristiano Ronaldos, me arbitrin amerikan që vërshëlleu përpara se pesë herë fituesi i Topit të Artë të dërgonte topin në rrjetë.

45 minutat e dyta ishin të çmendura. Pesë gola u realizuan brenda 24 minutave, duke nisur prej minutës së 65’. Cristiano Ronaldo ktheu në gol një penallti të fituar nga ai vetë dhe u kthye në lojtarin e vetëm që shënon në pesë Kupa Bote! Ishte edhe goli i 118-te per te me fanelen e Portugalise…

GOLI DHE FESTA TE KENDI KU ISHTE MESSI – VIDEO

Por, ia vlen te thuhet se fotografet kane kapur momentin e festimit te zakonshem “Siuuuuu” ne momentin e duhur dhe kendin e duhur. Nuk e dime nese Ronaldo kishte pare vendin me perpara se te festonte dhe e ka zgjedhur pikerisht aty, por fakti eshte se pas tij ndodhet nje pankarde ku shfaqet Leo Messi me Argjentinen duke qeshur…

 

“Yjet e Zinj” barazuan takimin tetë minuta më vonë me anë të Andrew Ayew. Portugalia reagoi dhe shënoi dy herë brenda dy minutave me anë të Joao Felix dhe Rafael Leaos, falë dy asisteve të Bruno Fernandes. Gana shënoi golin e dytë një minutë përpara fundit. Osman Bukari tundi rrjetën dhe futi në panik luzitanët, por Portugalia ia doli të festonte në fund.

Një fitore e vuajtur për portugezët, e arritur falë golave të Cristiano Ronaldo-s, Joao Felix-it dhe Rafael Leao-s, por edhe falë një gafe të bërë nga ylli i Ganës, Inaki Williams në fundin e ndeshje.

Në fakt, në minutën e fundit sulmuesi është fshehur mbrapa portierit Costa, i cili nuk e ka vënë re dhe ka vënë topin në lojë. 28-vjeçari ka dalë pas tij dhe ka marrë topin, por ka rrëshqitur në momentin kur duhej të shënonte.

Një moment i pabesueshëm që po bën xhiron e rrjeteve sociale dhe që pritet të mbahet mend për një kohë të gjatë, veçanërisht nëse Portugalia dhe CR7 do të kenë një rrugë të gjatë në Botëror. Pikerisht Ronaldo vuri duart ne koke dhe ishte gati te pesonte tronditje ne zemer me ate gafe, ndersa u mundua te lajmeronte portierin e tij…

GAFA E INAKI WILLIAMS NE MINUTEN E 99 – VIDEO

Per t’u permendur edhe nje tjeter episod kurioz. Kercimi tashme me marken “Air Ronaldo” pasi edhe sonte futbollisti ka kercyer mbi te gjithe duke prekur plot 3.1 metra nga toka… Ronaldo u shpall gjithashtu MVP i ndeshjes se luajtur ndaj Ganes.

.

Të Ngjajshme

“Tani po shijojmë sërish Botërorin, kush zbriti nga autobusi le të ngjitet…”

admin

Festa gjermane zgjat 30 sekonda, anulohet goli i Rudiger (PAMJET)

admin

E BUJSHME | Vizita e papritur në Katar dhe oferta “faraonike” për Ronaldo-n!

admin

Leave a Comment