October 6, 2022
Portali Shprehja

Nata emocionuse, Lewandowski preket nga mesazhi dhe duartrokitjet e ish-tifozëve. Takimi me Kimmich, Muller dhe Neuer (PAMJET)

Tete vite ne Mynih nuk jane pak! Robert Lewandowski eshte pritur ashtu si Nagelsmann kishte kerkuar: me duartrokitje dhe sidomos nje dashuri te pakushtezuar, edhe pse kete vere vendosi te transferohej te Barcelona.

Nje “takim” i perzemert me ish-publikun e tij ne ish-stadiumin e tij, aty ku ka dhene shume kenaqesi. Polaku sot u duk mjaft i emocionuar qe ne hyrje te stadiumit, ndersa sigurisht qe kur zbriti ne fushe ishte edhe me bukur…

Ai takoi shoket e vjeter ne tunel dhe u ndal me shume me Kimmich dhe Neuer, pa harruar Thomas Muller. I konsideruar si një nga futbollistët më të mëdhenj polakë të të gjitha kohërave, si dhe një nga sulmuesit më të fortë të të gjitha kohërave, Lewa është një nga lojtarët më të suksesshëm në Bundesligë dhe figuron në vendin e dhjetë në renditjen e golashënuesve më pjellorë në historinë e futbollit.

Ai është i huaji më pjellor në Bundesligë dhe golashënuesi i dytë më i mirë në këtë kompeticion, si dhe i pari në mesin e lojtarëve ende në biznes.Me 41 gola të shënuar (në vetëm 29 ndeshje) në sezonin 2020-2021, ai u bë lojtari që shënoi më shumë në një edicion të vetëm të ligës gjermane, duke mposhtur rekordin e Gerd Müller.

Ai është gjithashtu golashënuesi i tretë më i mirë në UEFA Champions League, pas Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit,  dhe lojtari që ka shënuar më shumë gola në 100 paraqitjet e tij të para në të njëjtën garë (81).

Në kompeticionin e lartpërmendur ai është lojtari i vetëm që ka shënuar një hat-trick me tre klube të ndryshme (Borussia Dortmund, Bayern Munich dhe Barcelona).

 

.

Të Ngjajshme

“Do t’ia thyejmë këmbët burrit tënd”; Bastoni iu përgjigjet kërcënimeve serioze të tifozëve të Barcelonës

admin

Ideatori i stërvitjeve të vështira, ndahet papritur nga jeta krahu i djathtë i Antonio Conte

admin

Moratti mahnitet nga Napoli: I jashtëzakonshëm, ja dy lojtarët që do t’ia merrja për… Interin

admin

Leave a Comment