July 3, 2022
Portali Shprehja

NATIONS | Gjermania poshtëron Italinë, Donnarumma si amator! Anglia vendos rekordin negativ historik (PAMJET)

Gjermania ka marrë të parën fitore në një ndeshje zyrtare me Italinë dhe e ka bërë diçka të tillë me rezultatin e thellë 5-2. Festivalin e golave e hapi Kimmich dhe në fundin e pjesës së parë një penallti u kthye në gol nga Gundogan.

Siç bën zakonisht Gjermania, nuk u ndal dhe në pjesën e dytë shënoi edhe tre herë të tjera në portën e Donnarumma. Muller dhe më pas Werner me dygolësh ndëshkuan kampionët e Europës, që golin e nderit e shënuan me Gnonto. Me pas do te shenonte edhe Bastoni golin e 5-2…

Tact Watches

Hungaria ka turpëruar Anglinë, pasi e mundi me rezultatin 4-0. Sallai realizoi dy gola në portën e “tre Luanëve”, ndërsa Nagy të tretin. Vulën turpit të Anglisë ia vuri Gazdag, me një tjetër gol një minuta para fundit të kohës së rregullt.

Anglia ka humbur një ndeshje në shtëpi me 4+ gola pa shënuar për herë të parë në të gjithë historinë e saj. E papritur totalisht nga djemte e Southgate sonte. Holanda ka marrë fitoren e tretë, pasi mposhti Uellsin me rezultatin 3-2 dhe kryeson me 10 pikë, me tre pikë më shumë se Belgjika.

Lang dhe Gakpo shënuan që në fillim për holandezët, kurse në shtesë Bale barazoi me penallti. Depay më pas bëri heroin për “Tulipanët” me golin e fitores. Belgjika ndërkohë iu fal një goli të shpejtë të Batshuayi, në minutën 16-të, për të munduar Poloninë në transfertë.

.

Të Ngjajshme

Penelope Cruz dhe Javier Bardem në derën e shtëpisë, Albiol zbulon rrengun që i bëri Casillas

admin

Operacioni 60 milionë që komplikon panet e Milan-it

admin

“Inter është favorite për një arsye”, Panucci: Absurde të vihet në diskutim një si ai

admin

Leave a Comment