Kosova ka humbur ndeshjen e parë të Nations League në ligën C, teksa u mund 2-1 nga Greqia në Prishtinë, aty ku skuadra e Challandes, me shumë mungesa, nuk mundi të shmangte këtë rezultat, edhe pse 8 minuta nga fundi Bernard Berisha ngushtoi shifrat dhe ndezi shpresën!
Pas barazimit ndaj Moldavisë, ekipi dardan u mund nga helenët, me golat e Limnios dhe Siovas.
.