Në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve në Grupin A, Spanja mposhti Ukrainën 4-0 falë dy golave të Sergio Ramos dhe golave të Ansu Fati dhe Ferran Torres. Super ndeshje nga ekipi i Luis Enriques, por sidomos superparaqitje nga talenti i Barcelonas. Vetëm një barazim për Gjermaninë që u ndal në 1-1 nga Zvicra: golit të Gungogan, Widmer u përgjigj për zviceranët.
Sakaq, ndeshja e Ligës së Kombeve në Grupin B midis Serbisë dhe Turqisë përfundoi 0-0. Pak emocione në Stadion Rajko Mitić në Beograd por vendasit luajtën me dhjetë për pothuajse tërë pjesën e dytë. Aleksander Kolarov u përjashtua për të verdhë të dyfishtë, duke e lënë ekipin e tij me dhjete! Përkundër kësaj, megjithatë, Serbia ende arriti të merrte 1 pikë.
.