May 11, 2021
Portali Shprehja

NATO do të shkurtojë trupat në Afganistan – Iliria News Agency

NATO deklaroi se do të tërheqë të gjitha forcat e saj nga Afganistani, duke ndjekur kështu zotimin amerikan për të njëjtin qëllim. Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg, pasi u takua të mërkurën me Sekretarin amerikane të Shtetit Anthony Blinken dhe Sekretarin e Mbrojtjes Lloyd Austin, njoftoi në një konferencë për shtyp se rreth 7000 trupa të NATO-s do të tërhiqen. “Ne do të fillojmë tërheqjen e forcave të Mbështetjes së Vendosur të NATO-s deri në 1 maj”, tha zoti Stoltenberg. “Kemi në plan të përfundojmë tërheqjen e të gjitha trupave tona brenda disa muajsh”.

“Shkuam në Afganistan së bashku, kemi përshtatur praninë tonë së bashku dhe jemi të bashkuar në largimin së bashku”, tha ai, duke shtuar se çdo sulm ndaj tërheqjes së forcave të NATO-s do të merrte një përgjigje të fortë nga aleanca. Pak më parë, Sekretari amerikan i Shtetit tha se koalicioni i trupave të drejtuara nga NATO-ja në Afganistan do të largohet nga vendi në koordinim me tërheqjen e planifikuar të forcave amerikane deri më 11 shtator. Sekretari Blinken tha në Bruksel se është koha që aleatët e NATO-s të venë në jetë premtimin e aleancës se ata shkuan në Afganistan së bashku dhe do të largohen së bashku.

“Unë jam këtu për të punuar ngushtë me aleatët tanë, me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, mbi parimin që kemi vendosur që nga fillimi: kemi shkuar së bashku, jemi stërvitur së bashku dhe do të dalim së bashku,” tha zoti Blinken në një deklaratë në selinë e NATO-s. Në Afganistan ndodhen 2,500 trupa amerikane. Por atje ka gjithshtu edhe rreth 7,000 forca jo-amerikane, kryesisht nga vende të NATO-s, si edhe nga Australia, Zelanda e Re dhe Gjeorgjia, të cilat ende kanë mbështeten ajrore amerikane, si dhe bazohen tek forcat e SHBA përsa i përket planifikimit dhe drejtimit në misionin e tyre trajnues.

Të Ngjajshme

Brenda 6 muajve, pas pensionimit, Gani Thaçi mori mbi 176 mijë euro nga BKS – Iliria News Agency

admin

Ardita Sinani, zgjedhet kryetare e Preshevës – Iliria News Agency

admin

Ardita Sinani zgjedhet kryetare e Preshevës – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment