May 21, 2022
Portali Shprehja

NATO mblidhet sot takimi në Berlin diskuton edhe për Finlandën dhe Suedinë

Ministrat e jashtëm të NATO-s, përfshirë edhe ministren Olta Xhacka,  do të mblidhen  në Berlin në një takim jo formal, sot dhe nesër.

Tact Watches

Fokusi kryesor i diskutimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s, pritet të jetë mbi situatën aktuale si pasojë e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe ndikimet e këtij agresioni mbi sigurinë e vendeve të NATO-s.

Në takim do të marrë pjesë edhe Suedia e Finlanda, pasi ministrat e Jashtëm të NATO-s po ashtu do të diskutojnë dhe mbi mbështetjen e Aleancës mbi  tematikën e  anëtarësimit të  mundshëm të  këtyre dy vendeve.

Në takimin e sotëm merr pjesë edhe Turqia, një tjetër anëtare e NATO-s, e cila ditën e djeshme, shprehu hapur kundërshtimin ndaj anëtarësimit të mundshëm të Suedisë ose Finlandës.

Nga ana tjetër, Moska ka thënë se do ta shohë secilin vend që t’i bashkohet aleancës si një kërcënim.

Pasi fqinji i saj i fuqishëm lindor pushtoi Ukrainën më 24 shkurt, opinioni politik dhe publik i Finlandës u zhvendos në mënyrë dramatike në favor të anëtarësimit në NATO si një pengesë kundër agresionit rus.

Të njëjtën rrugë po ndjek edhe Suedia. Të dy vendet  kanë bashkëpunuar prej kohësh me NATO-n , ndërsa Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg, ka shprehur hapur mbështetjen për anëtarësimin e tyre në aleancën ushtarake.

.

Të Ngjajshme

Rusia mund të marrë 100 miliardë dollarë nga BE-ja për gazin në vitin 2022

Rita Ora me të dashurin marrin gjithë vëmendjen në shfaqjen e modës ‘Dior Men’s SS/23’

Punëtorët në Maqedoni të papaguar për orët shtesë

admin

Leave a Comment