September 27, 2020
Portali Shprehja

NATO “qetëson” gjakrat në Mesdhe, Turqia dhe Greqia dakordësohen për dialog

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi këtë të enjte ( 3 shtator) se të dy palët kanë rënë dakord për bisedime në mënyrë që të shmangin konfrontime në Mesdheun Lindor.

“Pas diskutimeve të mia me udhëheqësit grekë dhe turq, të dy aleatët ranë dakord të fillonin një dialog brenda NATO-s për të vendosur mekanizmat e de-përshkallëzimit dhe për të zvogëluar rrezikun e incidenteve dhe aksidenteve në Mesdheun Lindor. Greqia dhe Turqia janë Aleatë të vlefshëm dhe NATO është një platformë e rëndësishme për konsultime për të gjitha çështjet që prekin sigurinë tonë të përbashkët. Unë do të jem në kontakt të ngushtë me të gjithë Aleatët e interesuar për të gjetur një zgjidhje për tensionet në frymën e solidaritetit të NATO-s” – është shprehur Stoltenberg.

Ndërkohë më herët ish-kryeministri i Turqisë paralajmëroi se me politikat që po ndjek vendi, ata do të kishin konfrontime ushtarake me Greqinë.

Ahmet Davutoglu tha se Ankaraja kishte ankesa për pretendimet greke për dhjetëra mijëra kilometra katrorë det që shtriheshin deri në bregdetin mesdhetar të Turqisë, por shtoi se qasja e Erdogan mbart rreziqe të larta.

“Për fat të keq qeveria jonë nuk po bën një performancë të duhur diplomatike. Ata masin forcën ushtarake dhe jo diplomacionë. Dhe kjo mund të shpërthejë dhe të përshkallëzohet nga momenti në moment” tha ai në një intervistë.

Të Ngjajshme

Agim Çeku nesër intervistohet në Hagë

admin

Qetësohet situate me koronavirusi në Kosovë, këto janë shifrat aktuale

admin

A po mbyllet për herë të dytë Europa për shkak të Covid-19?

admin

Leave a Comment