June 23, 2021
Portali Shprehja

Naumovski: Situata me Bullgarinë ka filluar t’i ngjajë kontestit me Greqinë

Miratimi i Deklaratave nga Parlamenti Bullgar ndalon të bëhen lëshime ndaj Maqedonisë nga çdo qeveri e ardhshme në Sofje, tha ish zëvendëskryeministri për çështje evropiane Vasko Naumovski. Në emisionin “360 Gradë” në Alsat, Naumovski vlerëson se problemi me Bullgarinë ka filluar t’i ngjajë situatës që kemi pasur me fqinjin tonë jugor për vite me rradhë.

Të gjitha partitë politike kanë rënë dakord për një pozicion të ashpër dhe askush nuk ka guxim dhe legjitimitet të heqë dorë nga ai pozicion në periudhën që do të vijë … pas zgjedhjeve të 11 korrikut unë mendoj se parlamenti do të jetë aq i fragmentuar sa do jetë e pamundur të pritet qeveri politike të partive ku do ketë  konsensus për lehtësime. Ashtu si kalon koha, unë mendoj se kjo situatë me Bullgarinë dhe forcimi i pozicioneve të saj i ngjan asaj që kemi pasur në marrëdhëniet tona me Greqinë dhe se edhe pas formimit të qeverisë së re do të jetë e vështirë për qeverinë tonë të gjejë një kompromis dhe në në të njëjtën kohë t’i mbrojmë “interesat tona kombëtare”, tha Naumovski.

.

Të Ngjajshme

Të shtëna me armë zjarri në Çarshi të Shkupit

admin

Dasmat dhe ahengjet tjera në ambiente të mbyllura, Bekteshi: Kjo nuk varet vetëm nga Ministria  e Ekonomisë

admin

Filipçe: Po përgatiten protokolle që nxënësit në shtator të kthehen në shkollë

admin

Leave a Comment