23.6 C
Skopje
September 22, 2019
Informacione Rajoni dhe Bota

Ndahen 750 mijë euro për ndërtimin e ujësjellësit në 28 fshatra të Gjakovës

“Këtë projekt jetik për qytetarët e Gjakovës si Ministri e Mjedisit jemi duke e financuar që nga viti i kaluar me 200 mije euro, kurse këtë vit po e përkrahim me 750,000.00 € tjera”, deklaroi Matoshi.“Sigurisht që kjo duhet të jetë detyrë e secilit nga ne, që me përkrahjen edhe të donatorëve ndërkombëtar të arrijmë që secila shtëpi në Kosovë të këtë qasje në ujësjellës”, përfundoi ai.

Nga ana tjetër, kryeshefi ekzekutiv i KRU “Gjakova”, Ismet Ahmeti, ka falënderuar Matoshi për financimin e projektit për ndërtimin e ujësjellësit në 123 fshatra të Gjakovës, që sipas tij do të furnizoj me ujë të pijshëm rreth 20 mijë banorë.

Ai në fund u shpreh i sigurt që projekti do të përfundojë më së largu deri ne fund të këtij viti dhe qytetaret e asaj ane do të kenë furnizim të rregullt me ujë të pijshëm.

 

Artikuj të ngajshëm

Arrin grupi i ri i vullnetarëve amerikan

shprehja

Parafushata s’mund të ndalet, PZAP e hedh një ankesë si të palejuar

shprehja

Kërkohet dorëheqja e ministrit dhe një drejtori të Qeverisë së Zaevit

shprehja