September 27, 2022
Portali Shprehja

Ndahet nga jeta gazetari i njohur nga Kosova (FOTO)

Ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të gjatë gazetari i njohur shqiptar Mehmet Emërllahu. Lajmi është bërë i ditur nga familjarët, të cilët kanë njoftuar se varrimi do të bëhet nesër në orën 15:00 në Ramjan të Ferizajt.

Emërllahu ishte një ndër gazetarët më të vjetër në Kosovë, i angazhuar gjatë në shtypin e kohës para dhe gjatë luftës së vitit 1999. Gjatë luftës në Kosovë ishte drejtues i botimit të gazetës Rilindja në diasporë dhe Tiranë.

Ai është autor i disa botimeve në gjuhën shqipe.

“Miq, me dhimbje të thellë u njoftojmë se sot pas një sëmundje të gjatë ndërroi jetë më i dashuri ynë, Mehmet Emerllahu. Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër më 16.08.2022 ora 15:00 në varrezat e fshatit Ramjan. Nisja e funeralit organizohet nga shtëpia e të ndjerit në rrugën Astrit Bytyqi në Ferizaj. Do të mbetesh përgjithmonë shembull i një intelektuali të mirëfilltë dhe udhërrëfyesi i familjes dhe jo vetëm:, thuhet në njoftim.

 

Të Ngjajshme

2002 Shkrimi i plotë, Kandiq: Serbët donin të më vrisnin dhe të fajësonin UÇK-në

admin

Katër arsye pse mund të ketë luftë me Serbinë

admin

Shefja e OBT-së paralajmëron se bota po rrëshqet drejt “recesionit global”

admin

Leave a Comment