Ndahet nga jeta në moshën 27-vjeçare njeriu më i shkurtër në botë!

Burri me i shkurtër në botë nuk ka arritur të jetojë më shumë se 27 vite. Nepalezi Khagendra Thapa Magar, i cili ishte vetëm 67.08 centimetra i gjatë, vdiq prej komplikacioneve nga pneumonia.

“ Kishte kohë që hynte e dilte nga spitali, por këtë radhë, i ishte prekur dhe zemra. Nuk ia doli dot”, tha i vëllai për AFP-në.

Magar u shpall për herë të parë në 2010-tën si burri më i shkurtër në botë, pak pas ditëlindjes së tij të 18-të. Por titullin do ta humbiste më vonë për shkak të një tjetër nepalezi, Chandra Bahadur Dangi, që ishte vetëm 54.6 centimetra. Vetëm pas vdekjes së Dangit në 2015-tën, arriti ta rifitonte sërish statusin e tij.

“Kur lindi, ishte aq i vogël sa mund ta mbaje në pëllëmbën e dorës. Ishte shumë e vështirë ta laje, sepse ishte aq i vogël”, thotë i ati  Roop Bahadur.

Si mbajtës i rekordit Guinness për burrin më të shkurtër në botë që mund të ecë, 27-vjeçari udhëtoi në më shumë se një duzinë vendesh nëpër botë e është thirrur në mjaft programe televizive në Europë e Shtetet e Bashkuara.

“Na erdhi tmerrësisht keq kur mësuam se Khagendra nuk është më me ne”, tha Craig Glenday, kryeredaktor i rekordeve botërore Guinness.

“Jeta mund të jetë shumë sfiduese kur je vetëm 6 kilogramë, dhe nuk e gjen dot vendin tënd në një botë të ndërtuar për njerëz me të tjera përmasa. Por Khagendra padyshim nuk e la trupin e tij të vogël që ta pengonte për të pasur një jetë të mirë”, ka shtuar ai.

Magar ishte kthyer në fytyrën zyrtare të fushatës nepaleze të turizmit, që e përshkruante si njeriun më të vogël në botë me shtëpinë në majën më të lartë të globit, në malin Everest.

.

Të ngjajshme

Fshesë në MPB në Maqedoni, ministri teknik do të ndërrojë kryeshefat e policisë

shprehja

Hoxha: Oferta e Aleancës, e pakuptueshme dhe e paqartë

shprehja

Mickoski: Nëse vijmë në pushtet, do të hetojmë se kush e ndihmoi Gruevskin të arratiset

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë