May 11, 2021
Portali Shprehja

Ndalohet edhe një person lidhur me rastin ‘’Karaçeva’’

Një person është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, si i dyshuar për përfshirje në rastin “Karaçeva”.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie,ku thuhet se kjo prokurori ka ndaluar të pandehurin V.B., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“I pandehuri V.B., dyshohet se gjatë vitit 2020, në mënyrë ilegale ka zhvilluar veprimtarinë e lojërave të fatit në kazinon e quajtur ‘’Admiral’’, në fshatin Karaçevë, komuna e Kamenicës”, thuhet në komunikatë.


Kërkohet paraburgim ndaj 24 të dyshuarve, që u ndaluan në aksionin e së enjtes në Karaçevë dhe rajone tjera
Kërkohet paraburgim ndaj 24 të dyshuarve, që u ndaluan në aksionin e së enjtes në Karaçevë dhe rajone tjera

Sipas njoftimit, i njëjti me vendim të prokurores së rastit gjendet në ndalim 48 orësh dhe ndaj tij brenda afatit ligjor do të kërkohet masa e sigurisë nga Gjykata kompetente në Gjilan. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Arrestohet një person në Fushë Kosovë për dhunë ndaj bashkëshortes

admin

Gjendet pa shenja jete një person në oborrin e shtëpisë së tij në Gjilan

admin

Në Mushtisht të Suharekës i vihet flaka shkollës së vjetër

admin

Leave a Comment