October 2, 2022
Portali Shprehja

Ndërmarrjet publike rrezikojnë të falimentojnë, kjo është arsyeja

Gazetar: Ile Petrevski

Të 90 ndërmarrjet komunale nga Maqedonia kërcënohen me falimentim, për shkak të faturave të larta të energjisë elektrike që kanë marrë në periudhën e kaluar, paralajmëron Shoqata e këtyre kompanive.

Në këtë mënyrë do të ketë ndërprerje të punës së tyre. Nëse pushteti qendror nuk gjen zgjidhje për problemin e tyre, do të detyrohet të rrisë çmimet e shërbimeve që u ofron qytetarëve.

“Si zgjidhje e mundshme për të parandaluar që kjo situatë të ndodhë, që qytetarët të mos paguajnë fatura më të larta, propozojmë që ndërmarrjet publike komunale të paguajnë energjinë elektrike me çmim të vetëm për kilovat/ orë prej 5,28 denarë që e paguajnë personat fizik, përkatësisht në bllokun tre, pa përllogaritjen e tarifave të lira dhe të shtrenjta dhe ndihmën financiare nga shteti për të mbuluar diferencat midis shpenzimeve të planifikuara dhe atyre reale të energjisë elektrike”, tha Pece Milevski, kryetar i ADKOM.

Kryetari i Komisionti Rregullator të Energjetikës bëri të ditur publikisht se do të duhet të ndihmohen ndërmarrjet komunale në varësi të komunave. Si kompanitë private ashtu edhe ato publike do të duhet të pajisen me energji elektrike nga Bullgaria, por edhe energji të tjera nga vendet fqinje, shtojnë nga ky organ.

“Këto çmime të energjisë elektrike dhe gazit natyror nuk do t’i përballojnë dot as kompanitë e asnjë shteti evropian. Ne aktualisht kemi çmime spekulative në bursat e energjisë elektrike. Çmimi real i prodhimit në termocentrale, në termocentrale bërthamore, në hidrocentrale nuk është i ndryshëm nga ajo që ishte dy ose tre vjet më parë”, u shpreh Marko Bislimovski Kryetar i KRRE.

Rregullatori shpreson se turbulencat e çmimeve në bursa do të ulen së shpejti, pasi Komisioni Evropian kufizoi çmimet e energjisë elektrike.

Sipas informacioneve, faturat e energjisë elektrike të ndërmarrjeve publike të komunave që nga fillimi i krizës energjetike e deri më sot janë rritur me 1000 për qind./ Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

Bosnja mban zgjedhjet e përgjithshme

Japonia, Australia dhe SHBA-ja dënojnë stërvitjet e Kinës pranë Tajvanit

Gjendet trupi i 22 vjeçarit nga Kumanova

Leave a Comment