April 16, 2021
Portali Shprehja

Ndërpriten të gjitha punimet në Lumin Pçinjë në Konjare të Mesme

Prej sot janë fikur makineritë e kompanisë “Europrogress” që ka koncesion për gërryeje të rërës në Lumin Pçinjë në Konjare të Mesme. Pas protestave disa ditore të banorëve të kësaj zone, Qeveria në seancën e fundit miratoi vendimin  që koncensioneri të ndërpresë punën në terren, deri në publikimin e raportit përfundimtarë të Inspektoratit të Ambientit Jetësorë.

“Më pas Qeveria përsëri do të diskutojë dhe do të marr vendim tjetër. Për afat kohorë nuk mund të themi për momentin se sa do të zgjasë, për shkak se atje bëhet inspektimi I nevojshëm nga ana e institucioneve përkatëse”, tha Muhamed Hoxha, zëdhënës i Qeverisë.

Arianit Xhaferi nga “ Eco Guerilla”, thotë se tani kur kërkohet ndërprerja e përhershme e punimeve bëhen dhjetëra studime, por për dhënien e koncesionit vendimi ishte marrë shumë më lehtë. Kjo, sipas tij, tregon se parësorë për Qeverinë është interesi i e kompanive të afërta me persona të ekzekutivit dhe jo i qytetarëve.

“Tani ajo që duhet të sigurohemi është që vendimi për ndërprerjen e punimeve të jetë i përhershëm. Domethënë kompanisë në fjalë t’i hoqët koncesioni. Si pikë e dytë, duhet të sigurohemi që kompania të dëmshpërblejë banorët, të cilët i ka dëmtuar për një kohë shumë të gjatë me veprimet e saj. Pika e tretë, është që të sigurohemi që gropat e hapura të mos mbushen me inerte, të mos shndërrohen në deponi, siç ka ndodhur në fshatin Negotinë dhe në Zhelinë. Pika e katërt është që kompania të bëjë punë e saj për të rikthyer në gjendjen e mëparshme tokën që është dëmtuar”, theksoi Arianit Xhaferi, Eco Guerrila.

Më 11 mars, Inspektorati i Ambientit Jetësorë informoi se inspektimet përfundimtare në terren kanë përfunduar dhe se raporti që do të largojë përfundimisht dyshimet nëse ka apo jo parregullsi, duhet të jetë gati pas dy javësh.  Ndërkohë kompania vazhdonte me gërryerjet, ndërsa banorëve u sosej durimi. Këta të fundit për ditë të tëra kanë protestuar duke bllokuar autostradën. Nëse raporti i fundit do të vërtetojë se ka parregullsi, atëherë Ministria e Ekonomisë duhet t’i propozojë Qeverisë të marr vendim për ndërprerje të koncesionin në fjalë.

Evi Shkopi

.

Të Ngjajshme

Taseva: Një student mund të përpilojë padi penale për planin e ndërtimit në qendër të Shkupit

admin

Ndërtesat në qendër të Shkupit, Ivanovska: Komuna Qendër të kërkojë suspendimin e PDU-së

admin

Zaev: Besoj se arritëm marrëveshje për Ligjin për shtetësi

admin

Leave a Comment