May 17, 2021
Portali Shprehja

Ndërroi jetë valltari i njohur i Anamoravës, Zija Memeti (VIDEO) – Iliria News Agency

Sot në moshën 82 vjeçare ka ndërruar jetë, Zija Memeti nga Nasalca e komunës së Bujanocit. Ai ishte një nga valltarët e dalluar dhe thuajse të fundit nga gjenerata e vjetër e valltarëve të trevës së Anamoravës.

Zija Memeti që nga fëmijëria ishte i dhënë me shpirt pas valleve të kësaj ane, duke qenë edhe një talent i rrallë që shquhej me mjeshtrinë e tij të rallë. Aty ku biente daullja ose ku kishte dasëm familjare, aga Zija siç e njihin edhe si Zija Kosova, ishte ndër të parët që hijeshonin dhe ia prinin valles.

Ai është i njohur në të gjitha trevat e Gjilanit, Bujanocit, Preshevës dhe Kumanovës, me vallëzimin e veçantë. Më poshtë publikojmë edhe pjesë të vallëzimit të një valle edhe në moshën e thyer, kur i ishte dobësuar shëndeti.(INA)

Të Ngjajshme

Izraeli bombardon një qendër shëndetësore në Gaza – Iliria News Agency

admin

Muharrem Salihu largohet nga KK i Medvegjës, postin ia lë Bajram Mustafës – Iliria News Agency

admin

Stërvitja sjell rritje ekonomike (VIDEO) – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment