November 28, 2022
Portali Shprehja

Ndërron jetë dijetari mysliman Jusuf Al-Kardavi

Dijetari mysliman me ndikim, Sheiku Jusuf al-Karadavi, sot ndërroi jetë në moshën 97-vjeçare.

Lajmi u bë i ditur nga llogaria e tij zyrtare në Twitter.

Unioni Botëror i Dijetarëve Myslimanë (IUMS) me bazë në Doha konfirmoi gjithashtu vdekjen e studiuesit në një deklaratë në faqen e saj të internetit.

“Jusuf al-Karadavi, themeluesi i Unionit Botëror të Dijetarëve Myslimanë, i cili jetën e tij ia kushtoi shpjegimit të udhëzimeve Islame, ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

Jusuf al-Karadavi lindi në shtator të vitit 1926 në Egjipt – shkollimin universitar e kreu në Al-Azhar ndërsa ishte kreu i Unionit Botëror të Dijetarëve Myslimanë që nga themelimi i tij në 2004 deri në 2018.

Al-Karadavi jetoi në Katar për vite me radhë.

Të Ngjajshme

268 mijë euro nën tapicerinë e makinës, 2 të arrestuar në Preshevë

admin

Vlorë, ceremonia e ngritjes së flamurit – Rama, Begaj, Kurti e Osmani bashkë më 28 Nëntor

admin

Ministra e deputetë të VV-së e nderojnë heroin Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

admin

Leave a Comment