October 1, 2023
Portali Shprehja

Ndërron jetë personi që u godit nga një veturë në Vushtrri

Ka ndërruar jetë personi i cili u godit nga një veturë para dy ditësh në Vushtrri.

Policia njofton se viktima derisa kishte zbritur nga kamioni dhe ishte duke rregulluar një ngarkesë në rimorkio ishte goditur nga një veturë në lëvizje, transmeton Telegrafi.

“Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga një veturë në lëvizje. Aksidenti ka ndodhur kur viktima kishte zbritur nga kamioni me të cilin po udhëtonte për të rregulluar një ngarkesë në rimorkio. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa më 09.09.2023 i njëjti ka ndërruar jetë në QKUK”, njofton Policia.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Policia ndalon pesë persona në Leposaviq, kishin hyrë ilegalisht nga Serbia

admin

Sulmohen dy policë në Prishtinë, njërit i thyhet dora

admin

Ishte duke bashkëjetuar me një vajzë të mitur, arrestohet i dyshuari në Prizren

admin

Leave a Comment